Me hartë para: “Nëse do preket ky tubi, hyjmë në luftë”, me kë e kanë Vuçiç dhe Orban?

1 minute, 38 seconds Read

Në një bisedë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kujtoi rastin e sabotimit të Nord Stream, të cilin Hungaria e cilësoi akt terrorist dhe mungesën e një reagimi të fortë të Gjermanisë e quajti “manifestim të mungesës së sovranitetit”.

Budapesti e ka bërë të qartë menjëherë se ekziston një tjetër gazsjellës – jo Nord Stream, por South Stream, përmes të cilit gazi vjen nga Rusia përgjatë korridorit jugor në Turqi, Bullgari, Serbi dhe Hungari.

Orban foli edhe në emër të presidentit serb, me të cilin është takuar së fundmi.

“Së bashku me kryeministrin e Serbisë, theksuam se nëse dikush dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me korridorin jugor siç është bërë me atë verior, do ta konsiderojmë si arsye lufte, sulm terrorist dhe do të përgjigjemi menjëherë”, tha Orban.

Nordstream kalon në Hungari dhe Serbi
Megjithatë, Orban nuk e bëri të qartë se kujt i drejtohet ky paralajmërim, por specifikoi se nuk bëhet fjalë për Federatën Ruse.

“Ndoshta mund ta bëni këtë me gjermanët, por nuk mund ta bëni këtë me këtë rajon,” tha ai.

Sipas tij, “gjithçka po shkonte vaj përpara se të vendoseshin sanksionet kundër Rusisë dhe të minohej Nord Stream”.

Orban tha se Budapesti tani po kërkon rrugë të tjera të furnizimit me gaz, duke marrë në konsideratë Turqinë, përmes të cilës gazi rus eksportohet në Evropë.

Në kthim, Carlson vuri në dukje se nuk ka asnjë dyshim për idenë se sabotimi i Nord Stream ishte organizuar nga administrata e presidentit të SHBA-së Joseph Biden, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Pak kohë më parë, Der Spiegel dhe ZDF publikuan një investigim sipas të cilit Ukraina është përgjegjëse për sulmin në Nord Stream, një lëvizje me synimin për të dobësuar ekonomikisht Rusinë.

Publikime te ngjashme