“Mbylle gojën” – “Mos e ke provu picën e PDK-së?” | Përplasje e ashpër ndërmjet Haki Abazit e Salih Zybës

0 minutes, 55 seconds Read

Dy deputetët Haki Abazi e Salih Zyba janë përplasur me tone të ashpra sot në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po diskutohet për arrestimin e Nagip Krasniqit, njeriut të Vetëvendosjes në KEK.

Derisa Abazi po fliste dhe po kritikonte ish-kolegët e Vetëvendosjes për sulmet ndaj gjyqësorit, dhe po i akuzonte për drejtësi selektive, atij nga ulësja i ka ndërhyrë deputeti Salih Zyba.

Publiku nuk pati mundësi që ta dëgjojë se çfarë tha Zyba, por e dëgjoi vetëm përgjigjen e ashpër të Abazit, raporton Demokracia.com.

“Zoti Zyba kur të vjen fjala del e flet këtu nëse ke çka me thënë. Përndryshe mbylle gojën”, tha Abazi.

Pas kësaj ndërhyri Zyba, i cili e pyeti Abazin se mos ndoshta e ka ngrënë ‘picën” e PDK-së. “Mos e ke provu picën e PDK-së?”, pyeti Zyba.

E në replikën e tij Abazi i tha se “kur të vjen puna me hangër pica të PDK-së shihemi tjetërkund”.

Publikime te ngjashme