Maestro i shtriu dorën për t’u pajtuar, Luizi i kthen përgjigjen e papritur Armaldos

1 minute, 19 seconds Read

Banorët e “Big Brother VIP” edhe këtë të diel kanë zhvilluar emisionin radifonik, që i dedikohet drejtpërdrejtë vetë atyre.

Luizi, Armaldo, Nita dhe Tani kanë qenë të parët që e kanë hapur programin, ku Maestro e filloi vrullshëm dhe i shtriu dorën Luzit për pajtim.

Luizi i ka kthyer një përgjigje, por jo atë që Armaldo apo të gjithë të tjerët prisnin.

“Unë e kam thënë dhe e them prapë që unë Armaldon që nga momenti që ka dalë nga ruloti i kam vënë qellim vetes e kam pranuar si shokun tim, si vëlla nuk mund ta them se është gjë e madhe, e kam pranuar ashtu siç është dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment dhe debate që nuk dua t’i kthehem…unë jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi përveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga Vëllai i Madh ndjehem i detyruar të flasë dhe kështu do vazhdoj… është komplet i lirë të vazhdoj nga ana ime nuk ka përgjigje nga ana ime nuk do dëgjoj as emrin Armaldo as Amarildo as tradhtar, unë e kam shkëputur me ‘Prim-en’ e fundit i kam vënë kapakun…Për mua ai nuk është më në këtë shtëpi, e respektoj dhe le të vazhdoj i qetë rrugëtimin e tij…”, është shprehur Luizi.

Publikime te ngjashme