‘Macja luftarake’ në vëzhgim – një video interesante nga ushtarët ukrainas

0 minutes, 37 seconds Read

Mes bombardimeve dhe të shtënave me armë, forcat ukrainase po gjejnë mënyra edhe për momente komike.

Dhe në këtë rast ata kanë shfaqur “macen luftarake” Shayba e cila thuhet se u ka ofruar atyre një lehtësim komik shumë të nevojshëm.

Në një video të postuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, thuhet se “Shayba u ka uruar një mbrëmje të bukur dhe të qetë të dielën”.

Në tekst thuhet: “Oleksandr dhe macja e tij luftarake Shayba nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës ju uron një mbrëmje të bukur dhe të qetë të dielën.

“Së bashku do të fitojmë!”./Telegrafi

Publikime te ngjashme