Zbardhen detaje të reja, si ishin koordinuar të dyshuarit Murseli, Kokalla dhe Plava për vrasjen e Liridonës?

1 minute, 57 seconds Read

Tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli gjatë natës së 29 nëntorit në fshatin Bernicë të Prishtinës, Naim Murselit (bashkëshorti), Granit Plavës si dhe Kushtrim Kokallës sot Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. Pas masës së caktuar, Gjykata ka dalë me njoftim, ku u zbuluan edhe disa detaje tjera nga planifikimi e deri te kryerja e aktit.

Përveç se u konfirmuar se Naim Murseli me qëllim që ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, Liridonën, i kishte premtuar tashmë ekzekutuesit, Granit Plava një shumë të hollash prej 30 mijë euro pagesë, Gjykata gjithashtu bëri të ditur se ishte vetë Naimi ai i cili e kishte pajisur Granitin me armën që u krye krimi.

Natën e 29 nëntorit, rreth orës 20:25 Granit Plava papritmas dhe me maskë në kokë e armë në dorë, shfaqet para veturës së Naim Murselit e cila po drejtohej nga ai, ku pasagjere ishte Liridona dhe dy fëmijët e tyre.

Por, si ishin koordinuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës?

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij – disa orë para aktit ishte takuar me me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt.

Dyshja ishin takuar rreth orës 9:30 të mëngjesit, në Gjakovë.

Kokalla ishte munduar t’i bëjë zgjidhje Murselit duke i thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë”, duke u merr vesh për skenën e inskenuar, të cilin do ta kryente Granit Plava, i cili u kishte thënë dyshuarve se “merret me gjithçka”.

Ky i fundit krimin sipas vendimi të paraburgimit do ta krynte në shkëmbim të 30 mijë eurove, të cilat ja kishte premtuar Naim Murseli.

Të arrestuarit ngarkohen me veprën penale si në vijim:

Naim Murseli – kryerje e veprës penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”

Granit Plava – kryerje e veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dhe i pandehuri Kushtrim Kokalla – kryerje e veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Publikime te ngjashme