Lukaku ishte heroi i Interit në minutat e fundit të ndeshjes

0 minutes, 40 seconds Read

Skuadra e Interit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultatin minimal 1 me 0 në ndeshjen e parë të fazës 1/8 e finales në UEFA Champions League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 86’të, pas asistit nga Darmian, shkruan Lajmi.net

Ky gol i sulmuesit belg vjen vetëm pak minuta kur drejtori Marotta tha se Lukaku është mbi peshë dhe duhet të kujdeset në aspektin fizik.

“Pse Lukaku është në pankinë? Romelu ka 103 kilogram mbi supe, ai duhet të jetë i përgatitur fizikisht. Nuk është ende 100 për qind në formë, ai po kthehet”, kishte thënë Marotta para ndeshjes

Ndeshja e kthimit mes Portos dhe Interit zhvillohet pas tri javës më 14 mars./Lajmi.net

Publikime te ngjashme