Luizi në bisedë me Fiotinën dhe Kiarën: “Është e vdekur, unë nuk do e fitoj “Big Brother”

0 minutes, 48 seconds Read

Luizi është fenomeni më i përfolur shqiptar.

Ani pse ai ka fituar famë dhe përkrahje nga jashtë, ai është i bindur që nuk e fiton “Big Brother”, shkruan lajmi.net.

Ai këtë e ka theksuar disa herë brenda, edhe pse ka dhuruar momente shumë të bukura përgjatë kësaj kohe.

Së fundmi në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, këngëtari tregoi një ëndërr të cilën kishte parë, që ka të bëjë pikërisht me BBVA.

“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”, u shpreh 37-vjeçari.

I njëjti është i bindur që do të shkojë deri në finale, por që nuk do të jetë fituesi.

Publikime te ngjashme