Luftime të ashpra mes ushtareve Ukrainas e Rus, ushtarët ukrainas futen në istikamet e forcave armike (Video)

1 minute, 11 seconds Read

Ukraina ka filluar kundërofensivën në jug dhe lindje të vendit, duke paralajmëruar se regjimi i presidentit rus Vladimir Putin do të kolapsojë, pas revoltave kundër Kremlinit që i ka shfaqur grupi mercenar Ëagner,

Pjesëtarët e këtij grupi famëkeq janë rikthyer në bazat e tyre në orët e vona të shtunës, pasi Putini u pajtua që lideri i tyre të mos ndiqet penalisht dhe të pranojë largimin e tij në Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

Ministria ruse e Mbrojtjes në raportin e fundit tha se ushtarët ukrainas po shfrytëzojnë përvojën e tyre në kundërofensivë, për të depërtuar më thellë në pozicionet mbrojtëse të rusëve.

Madje kanë pranuar haptazi se njësitë ukrainase po bëjnë avancim gradual në rajonet kyçe, për rrjedhën e mëtejme të kësaj lufte.

Një video amatore që u realizua me kamerë të vendosur në helmetën e ushtarit ukrainas, tregon intensitetin e luftës në lindje dhe jug të vendit.

Aty shihen ukrainasit duke depërtuar thellë në istikamet e rusëve, duke i detyruar të tërhiqen – ndërsa ata që refuzonin e paguanin me jetë.

Në video ushtarët ukrainas bëjnë avancim të paparë – duke mos u trembur për asnjë moment dhe vazhdimisht, duke shtyrë prapa rusët që kishin zënë pozicionet e tyre mbrojtëse./Telegrafi

Publikime te ngjashme