Llugaliu: Këta veteranët te PDK-ja asnjë protestë, te qeveria Kurti çdo 3 muaj protesta…

2 minutes, 51 seconds Read

Shkrimi i plotë nga Mentor Llugaliu poshtë reklamës

Prej që e mbaj mend unë, kurrë veteranët e luftës nuk kanë organizu ndonjë protestë, tubim a organizim në të mirë të Kosovës. Gjithmonë organizata e tyne i ka përdorë veteranët për interesa politike të PDK-së, e interesat politike të PDK-së rrallë shumë rrallë janë përputhë me interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Rrjedhimisht këta nuk janë veteranë të Kosovës po të Hashimit, Ramushit e Limajt. Kosova këtyne nuk ju ka borxh asgjë, as pensione e as kurfarë ndihme. Kush ka luftu, ka luftu në mënyrë vullnetare dhe askush se ka detyru askandin. Nëse ke luftu arëherë për me marë pare për atë luftë ma vonë, atëherë nuk je veteran, po mercenar.

Të vetmës kategori që Kosova iu ka borgj përjetësisht janë invalidët e luftës dhe gratë e fëmijët e dëshmorëve. Meqenëse fëmijët e dëshmorëve tash i kanë mbi 25 vite, as atyne nuk ju takon më kurfarë beneficioni. Invalidëve të luftës dhe grave të dëshmorëve duhet me ua trefishu ndihmat e veteranëve me ua ndalë komplet.

Të bësh sot protesta në kohën kur sapo u zvoglua pak presioni ndërkombëtar mbi Kosovën, thënë më së buti është dashakqësi ndaj Kosovës. Ministri Sfeçla ka shumë të drejtë kur thotë që kjo është luftë hibride kundër Kosovës, dhe në këtë luftë veteranët pavetëdije janë shndërru në vegël. Me vetëdije veteranët i kanë shndërru në vegël kundër Kosovës Hashimi dhe sejmenët e tij në Kosovë e Shqipni.

Kosova është shtet demokratik e në demokraci pushteti ndrrohet vetëm me vota kur të mbahen zgjedhjet.

Nëse i ke votat në Kuvend voton mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pastaj prap nëse i ke votot e voton mocionin edhe e rrëzon qeverinë, pastaj shpallen zgjedhjet edhe kush i fiton ato e krijon qeverinë.

Nuk meret pushteti në rrugë e aq ma pak me 10% të votave. Deri te kjo përqindje jeni ra tu e vjedhë e stërvjedhë këtë vend të varfër. Në këtë stërvjedhje e plaçkitje shumicen e rasteve keni bashkpunu me mafinë serbe dhe Serbinë. Psh. Kundër ish shefit të shtabit të UÇK, Azem Syla është duke u zhvillu proces gjyqësor për shitje të paligjshme pronash në bashkpunim me serbë. Paramendo Shefi i UÇK-së biznes me serbë? Ky është vetëm një rast prej qindra mijërave raste.

Kosova ma nuk ka çka ju jep, boll ju ka dhanë. Tendera qindra milionësh, ara e troje me 50 cent arin, fabrika, pllace, depo, banesa, shtëpia, pompa derivatësh, terminale, asfalt… Krejt këto me vlera miliarda eurosh.

Boll u bo, populli ju njeh kush jeni. Është tragjedi për Kosovën që ju ende i merni 10% të votave.
I ftoj qytetarët që në asnjë mënyrë mos të dalin në protesta, përveç nëse ato protesta thirren kundër shtrenjtimit të shportës së tyne ushqimore dhe për ngritje të cilësisë së shërbimeve të shtetit. Të tjerat janë pallavra dhe në interes të armiqëve të Kosovës!

Publikime te ngjashme