Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

1 minute, 1 second Read

Kolegji penal i Gjykatës Supreme sot ka marrë vendim që të liroj nga masa e paraburgimit, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja për informim në Gjykatën Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Lutfiu.

“Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë Uka-Lutfiu.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm N.P, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin. Ndërsa, prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet./Telegrafi

Publikime te ngjashme