Kryetari i qytetit ukrainas të pushtuar nga rusët, Melitopol, Ivan Fedorov, ka publikuar një video me të cilën pretendon se paraqet sulmin e mbrëmshëm mbi bazën ajrore ruse.
Fedorov gjendet në ekzil që kur rusët pushtuan qytetin e Melitopolit.
Ai sot publikoi video të ndryshme, duke thënë se në Melitopol janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
“Një natë e zhurmshme në Melitopolin e pushtuar përkohësisht, e në veçanti në aeroport”, ka shkruar Fedorov.
“Sipas informacioneve të para, ka ardhur deri te një shpërthim në rajonin ku gjendet baza ajrore e forcave armike – pra pranë aeroportit. Pushtuesit janë përgjigjur menjëherë duke aktivizuar njësitë e mbrojtjes kundërajrore. Po numërojnë humbjet e rusëve”, ka thënë Fedorov./Telegrafi