Lionel Messi largohet nga PSG-ja

0 minutes, 24 seconds Read

Trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), Christophe Galtier, tha se ylli argjentinas Lionel Messi për herë të fundit të shtunën më 3 qershor do të dalë në fushë me fanellën e PSG-së.

“Unë kam pasur privilegjin të stërvis lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ndeshja e fundit e Messit në ‘Parc des Princes’ do të jetë kundër Clermont”, tha Galtier në një konferencë për media.

Messi ishte transferuar te skuadra e PSG-së në vitin 2021.

Publikime te ngjashme