Lavrov zbulon prapaskenat e Anchorage: Moska e gatshme për pazarin e madh me Uashingtonin për Ukrainën

0 minutes, 53 seconds Read

Moska zyrtare ka rikonfirmuar gatishmërinë për të vijuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara rreth krizës në Ukrainë, ka bërë të ditur kryediplomati rus, Sergej Lavrov, pas përmbylljes së vizitës së tij zyrtare në Kinë.

Lavrov vuri në dukje se Kremlini i mirëpret këto kontakte dhe mbetet besnik ndaj dakordimeve të arritura gjatë samitit të Anchorage me Uashingtonin, duke potencuar se presidenti Vladimir Putin e ka vulosur vazhdimisht këtë vullnet politik.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas shefit të diplomacisë ruse, Moska i ka trajtuar me korrektësi propozimet amerikane të bëra në Alaska, që përfshijnë pranimin juridik të “realiteteve të reja” në frontet e luftës në Ukrainë.

Diplomati veteran rus e krahasoi këtë situatë me qëndrimet e Volodymyr Zelenskyt, i cili refuzon kategorikisht njohjen e humbjeve territoriale, duke i cilësuar Krimenë dhe Donbasin si zona nën pushtim të përkohshëm.

Në mbyllje, Lavrov rikujtoi se këto pretendime të Kievit zyrtar bien ndesh me frymën e bisedimeve që ishin zhvilluar paraprakisht në Anchorage./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme