Lajm i trishtë nga Italia, ndërron jetë futbollisti i talentuar shqiptar, prej dy muajsh i shtruar në spital

0 minutes, 45 seconds Read

Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku mësohet se ka ndërruar jetë në spital Kevin Kuka, ish-futbollisti shqiptar, i cili u përfshi në një aksident para dy muajsh.

Sipas mediave italiane, mesfushori premtues i Virtus Bolzano, i cili do të kishte mbushur 22 vjeç më 31 gusht, ishte shtruar në spital pas një përplasjeje nga një kamion në provincën e Trentos.

Kevin që po udhëtonte me një “Golf” bashkë me disa shokë, pësoi lëndime të rënda dhe pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq mbrëmjen e djeshme, në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Santa Chiara në Trento.

Shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kishin pritur rikthimin e tij të veshur me bluzat me shkrimin “Forza Kevin”, janë bashkuar në dhimbje bashkë me familjen e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare.

Publikime te ngjashme