Ky është fshati i Kosovës ku përveç që nuk festohet Viti i Ri, asnjë shitore, kafene apo restoran nuk mban raki!

1 minute, 15 seconds Read

Bresana është fshati i Kosovës i cili ndodhet në komunën e Dragashit, gjegjësisht në rajonin e Opojes ku thuajse fare nuk festohet Viti i Ri, asnjë shitore, kafene apo restoran në këtë fshat nuk shet raki , asnjë shtëpi apo objekt tjetër afarist e as rrugët e fshatit nuk dekorohen për festen e vitit të ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit Islam dhe sipas fesë, ata thonë se Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Edhe pse është fshati ma i madh në rajonin e Opojës me mbi 3000 banorë, e ku ka dhjetra shitore e restorane, në këto objekte fare nuk mund të gjesh as alk’ool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri mysliman.

Në kohët e faljes së namazeve sipas rregullave të lutjes në fenë islame banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamitë e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve një fshatar nga Bresana e shpjegon se ka nisur pas luft’ës dhe tashmë shumica e fshatit nuk festojnë vitin e ri.

Publikime te ngjashme