Kush janë 10 zyrtarët e akuzuar për “keqpërdorim detyre” në Ministrinë e Infrastrukturës

0 minutes, 45 seconds Read

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim detyre në vitin 2019.

Koha ka mësuar se në mesin e të akuzuarve janë Muhamet Gashi, Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Avdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqi si dhe B.D.,N.P. dhe G.M.

Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.

Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Publikime te ngjashme