Kush është serbi i arrestuar i cili punonte si gardian në burgun e Lipjani

2 minutes, 52 seconds Read

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime të luftës në Kosovë.

Bëhet fjalë për Dragisha Milenkoviq. Ai po dyshohet se gjatë kohës së luftës ka keqtrajtuar shqiptarët duke i maltretuar e ushtruar dhunë fizike dhe psikike në mënyrë sistematike në burgun e Lipjanit ku kishte punuar si Gardian.

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se Milonkoviq është arrestuar në shtëpinë e tij në Graçanicë.

“Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,

– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,

– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,

– shufër metalike “Taiwan”,

– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”, thuhet në komunikatë.

I arrestuari Milenkoviq është baba i tre fëmijëve.

Pas arrestimit të tij disa serb kanë protestuar dhe kanë bllokuar rrugën në Graçanicë.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.
Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë.

Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm,
– 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
– shufër metalike “Taiwan”,
– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Publikime te ngjashme