Kush është Presidenti i ri i Malit të Zi, fitorja e të cilit e brengoste kryeministrin Kurti

2 minutes, 41 seconds Read

Rezultatet preliminare në Mal të Zi kanë treguar se kandidati Jakov Milatoviq po prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 98 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 40 për qind.

Pikërisht për fituesin e këtyre zgjedhjeve, kryeministri Kurti të premten shfaqi shqetësimin e tij, duke thënë se Gjukanoviç rrezikon seriozisht të humbasë ndaj një politikani të ri që ka mbrojtur lidhjet më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

A duhet të jemi të gjithë kaq të brengosur sa Kurti?

“Në planin ndërkombëtar më së shumti më kanë shqetësuar zgjedhjet në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për ato zgjedhje,” – tha z. Kurti në intervistë duke shtuar se uronte që kundërkandidati Jakov Millatoviq të humbiste. Kryeministri madje, nënkuptoise kishte shumë indikacione e bile edhe fakte se Milatoviq mund të ishte pro-serb e pro-rus.

“Nëse fiton kundërkandidati, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Çka dihet për Millatoviqin?

Jakov Millatoviq është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që mund do të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia… theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.” – ishte shprehur mes tjerash z. Millatoviq.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiqin, ai kishte themeluar partinë “Europe Noë!” (Evropë Tash) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiq dhe Millatoviq kishin marrë popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që kishte dyfishuar pagën minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoji edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.

Dhe, ishte Spajiq e jo Millatoviq ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij e mori teposhtëzen shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte nënshteësi të dyfishtë.

Kësisoji, iu hap rruga Millatoviqit dhe tashmë ai ka marrë një mbështetje të madhe nga kundërshtarët e Gjukanoviq.

Nga rezultatet, numërimi i të cilave nuk ka përfunduar ende, duket se Gjukanoviq do të sillet rreth 40 përqindëshit, e pjesën tjetër do ta fitoj Millatoviq, për të shënuar kështu një fitore mjaft bindëse

Publikime te ngjashme