Kush është Dragan Xhajiqi, që futej ilegalisht në Kosovë? Millojko Pantiq tregon një detaj

1 minute, 27 seconds Read

Gazetari dhe komentatori sportiv, Millojko Pantiq, beson se ish-futbollisti dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiq, “Ka qenë kukull e Aleksandar Vuçiqit për shumë vite, që nga koha kur ai e liroi atë nga procesi gjyqësor”.

Xhajiqi para disa viteve u fut ilegalisht në një pjesë të Mitrovicës dhe vetëm ai e di me porosi të kujt kishte ardhur pikërisht në fund të nëntorit të vitit 2018.

“Përfaqësuesit e Klubit të futbollit të Cërvena Zvezdës, Dragan Xhajiq, Zvezdan Terziq dhe Mitar Mërkella, në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë, bisedojnë me përfaqësues të studentëve dhe klubeve sportive”, – kështu shkroi me 30 nëntor të vitit 2018 media serbe “Blic”.

Pantiq beson se gjithçka është në dorën e një njeriu dhe prandaj gjithçka në Serbi është punë ilegale.

Para disa ditëve Pantiq ka treguar se kush është Xhajiqi, para se të zgjidhej ai kryetar i federatës serbe.

“Kur Vidiqi kandidoi për post dhe kur u bë e qartë se e gjithë bota e futbollit dhe asetet e futbollit tonë ishin në anën e Vidiqit, atëherë njeriu që bën gjithçka në Serbi e nxori në krye të quajturin Xhajiq.

Xhajiq ka qenë kukull e Aleksandër Vuçiqit për shumë vite, që nga koha kur ai e liroi atë nga procesi gjyqësor dhe të gjithë e dimë se kjo është e paligjshme.

Xhajiq mund ta kishte larë njollën e të thënit se nuk do të kandidonte për post, mjaftoi. Nuk e ka bërë këtë, ka pranuar të jetë kukull”, ka thënë mes të tjera Pantiq.

Publikime te ngjashme