Kush është 31-vjeçari që e mori peng 1 javë dhe dhunoi barbarisht të dashurën!

0 minutes, 57 seconds Read

Euronews Albania ka mundur të sigurojë foton e 31-vjeçarit Gleart Gusholli, i cili mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare.

Gusholli e ka dhunuar të dashurën me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte si dhe e kërcënonte me thikë se torturonte dhe vriste.

Vajza rrëfen në një deklaratë për media se është droguar nga i dashuri i saj, i cili ka tentuar disa herë ta mbysë duke i futur gishtat në fyt.

Ajo rrëfen se është infermiere në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj.

“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e dora dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë”, rrëfeu 28-vjeçarja e cila ka kaluar një javë tmerri e marrë peng nga i dashuri i saj.

Publikime te ngjashme