Kurti: Vuçiq më tha në takimin e 2 majit se Radojçiq do bëhet Adem Jashari i serbëve

1 minute, 1 second Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar edhe një herë komenteve të Aleksandar Vuçiqit, duke e quajtur këtë të fundit “të obsesionuar” me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Madje, sipas Kurtit, Vuçiq kupton aq nga historia, saqë nuk e di se epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe nuk kopjohen.

Kurti ka thënë se në takimin e 2 majit në Bruksel, Vuçiq i kishte thënë se Milan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

Ky është postimi i plotë i Kryeministrit:

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

Publikime te ngjashme