“A gjallë jeni a, kemi dëgju se jeni vra të gjithë” – Naim Miftari flet për luftën e UÇK-së, ‘godet’ gjeneralët që ikën nga Bequku e Strofci

2 minutes, 16 seconds Read

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari flet për një ngjarje e cila kishte ndodhur gjatë luftës në fshatrat Bequk, Strofc, të komunës së Vushtrrisë, por edhe rreth fshatrave tjera të Qyqavicës nga pjesa e Drenicës.

Ai ka kritikuar disa “luftëtarë” që sipas tij, gjatë luftës kanë qenë larg vijave të frontit.

“Kur po i shoh sot nëpër TV kah tregojnë përralla disa “luftëtar” se si kishin pas vrarë e gri forcat serbe, me fjalë shumë trima, por që ne në atë kohë i llogarisnim se vetëm kanë qenë në Kosovë gjatë luftës, tregojnë përralla, shkruajnë libra edhe pse luftën me forcat serbe veç e kanë ni se në jetë të tyre luftës, frontit i kanë nejt larg me killometra e kilometra, pas gjitha atyre “aksioneve” të tyre nëpër studio TV po çuditem se si nuk kishte pat mbetur Serbia pa asnjë ushtarë, e pa policë, e paramilitarë të saj”, thotë Miftari.

Ai tutje tregon se si në vitin 1998 këta ‘luftëtarë’ i kishin lanë vetëm që të ballafaqohen me forcat serbe.

Sipas tij, pas luftës 6-7 ditëshe ata pastaj ishin çuditur se si kishin shpëtuar.

“Ikën trimat e gjeneralat me 22 shtator 1998 në orën 11, na la vetëm pa komandë, mbi 6-7 ditë luftime të pandërprera me një grusht të vogël luftëtarësh trima të UÇK-së kundër ushtrisë, policisë, paramilitarëve serbë me gjithë granatimet e tyre me artileri të rënd 155 mm edhe nga Gazimestani nuk arritën të na i pushtojnë dy fshatrat tona Bequkun dhe Strofcin që i mbronim ne, pas dhjetë ditësh ishin kthyer trimat me fletë e gjeneralat që kishin ikur më 22 shtator, veç kur dolën nga mali i Qyqavicës, të veshur shumica me rroba civile, pa armë te gjata, një gjeneral e kishte veshur një maic të Miki Mausit na pysnin trimat të befasuar “a gjallë jeni a, se kemi dëgju se jeni vra të gjithë””, shprehet Miftari.

Ai tutje tregon se luftëtarët që kishin luftuar sot kanë mbëtur të lën anash nga gjeneralët e komandantët.

“Interesant sot bash qata luftëtarë që dikur e bënin luftën, jo vetëm që bënin luftën por edhe në beteja e në treva tjera shqiptare, përveç dëshmorëve tonë ata luftëtarë, ata trima sot janë njerëzit më të varfër dhe të lanë pas dore nga komandantët, profiterat e multi milionerat e pas luftës, e gjeneralat e Miki Mausit!”, përfundon Naim Miftari.

Publikime te ngjashme