Kurti poston një video-përmbledhje: Punë të mira po na presin në çdo sektor

0 minutes, 44 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur projektet që janë në zhvillim e sipër nga Qeveria që ai drejton.

Në një video të postuar në Facebook, Kurti ka prezantuar përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini”, transformimin e gjinekologjisë, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

 “Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intensive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas. Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar Kurti.

@ballkani.info Kurti poston një video-përmbledhje: Punë të mira po na presin në çdo sektor #albinkurti #qeveriakurti #qeveriaekosoves #kosova #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound – Ballkani.info

Publikime te ngjashme