Kurti pas takimit të ambasadorit Jashari me policët: Të tre kanë deklaruar se kanë qenë duke ngrënë bukë kur janë rrëmbyer

0 minutes, 46 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Jetish Jashari nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, i ka vizituar policët e rrëmbyer të martën, dhe siç tha ai,të tretë kanë treguar ngjarjen e njëjtë.

Sipas Kurtit, policët ishin rrëmbyer pranë një tryeze të improvizuar brenda territorit të Kosovës, duke ngrënë bukë.

“Përshkrimi i policëve është i nëjjtë se si ka ndodhur rrëmbimi. Ata thonë se kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, e 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar e kidnapuar. Që të tre thonë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga ambasadori ynë. Kjo heq dilemën..Serbia ka zhvilluar agresion më 14 qershor. Policët ishin në nivel të detyrës, në luftim të kontrabandës, aty ku është mbyllur një nga 15 rrugët e kontrabandës”, deklaroi Kurti para mediave.

Publikime te ngjashme