Kurti në Tetovë takoi kryetarin Bilall Kasami, folën për projektin e rrugës Prizren – Tetovë

0 minutes, 52 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në Maqedoninë e Veriut u prit nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh Kryetari i Lëvizjes BESA.

Siç njofton Qeveria, në këtë takim u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

“Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi

Publikime te ngjashme