Kurti flet për takimin e 18 marsit: Diskutojmë një plan zbatimi të propozimit evropian

0 minutes, 54 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë një vizite në një biznes vendor në Prishtinë, ka folur për takimin e 18 marsit.

“Pritjet tona janë se do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ia bashkangjesim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithë përfshirja dhe efikasiteti.

Kurti edhe sot përsëriti se ka qenë i gatshëm të nënshkruar propozimin evropian. “Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur ishim në Bruksel, andaj e kuptoni që për marrëveshje duhet palët dhe nuk mjafton vetëm njëra “, tha ai.

Sipas tij është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali një preambulë dhe 10 Nene gjithësejt tashmë nuk është nënshkruar me darën 27 shkurt. “Pse nuk ka nënshkrime besoj që përgjigjen duhet ta kërkoni në tek të tjerët”, tha ai.

Publikime te ngjashme