Kuka tregon se si duket një lagje e Pejës pas vërshimeve, trajneri ka një apel

0 minutes, 23 seconds Read

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shpërndarë disa fotografi nga Peja, e cila mbrëmë pati shumë vërshime dhe vdiqën dy persona.

“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës”, ka shkruar Kuka.

Ai ka bërë apel ekipeve të emergjencës që t’i ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë.

Kuka ka thënë se shumë lagje, mëngjesin e sotëm janë duke u përballur me mungesë të ujit, rrymës e “probleme tjera”.

Publikime te ngjashme