Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

0 minutes, 42 seconds Read

Një person ka vdekur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi që është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte.

Në raportin e Policisë thuhet se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Publikime te ngjashme