Kryeziu: Serbia, Lajçaku e Borrelli në një anë, Kosova është e vetme

1 minute, 53 seconds Read

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se në raport në dialogun me Serbinë, Kosova ka mbetur e vetmuar.

Sipas deputetes së partisë në pushtet, ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk po e kryejnë punën e tyre siç duhet, pasi siç ka deklaruar ajo, Serbisë nuk po i tërhiqet vërejtja.

“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese”, ka deklaruar Kryeziu.]

Deputetja e VV-së ka deklaruar se tri palët po zhvillojnë “një lojë kundër Kosovës”, derisa ka potencuar se Kosova është e gatshme “t’i marrë përsipër obligimet që vijnë nga procesi i dialogut”.

“Neve na thuhet që të dorëhiqen, por ne s’jemi Beogradi që t’iu kërkojmë atyre dorëheqjen. Ne nuk japim urdhra për dorëheqje, ata janë zgjedhur me votë në një proces demokratik. Ata që u dorëhoqën në momentet e fundit kanë qenë të urdhëruar të dorëhiqen”, është shprehur ajo në KTV, derisa po fliste për kryetarët e komunave në veri.

Kryeziu-Hyseni i ka kërkuar përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që t’i tërhiqen vërejtjen presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të mos e shantazhuar Kosovën.

Për dialogun mes dy palëve, deputetja u shpreh se duhet të vazhdojë vetëm si proces i barabartë.

“Dialogu duhet të vazhdojë vetëm kur ka qasje të barabartë ndaj palëve dhe s’është i mirëfilltë kur shkon në favor të palës dekonstruktive dhe kur bën shkelje të marrëveshjes, e sanksionohet vihet presion pala tjetër që krahas vështirësive është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë”.

Publikime te ngjashme