Kryetari i parlamentit të Serbisë nuk e denon vrasjën e policit, përkundrazi, akuzon Kurtin për ndodhitë në Veri!

0 minutes, 43 seconds Read

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdo lloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit, ka raportuar Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Në këtë lokacion, të dielën në mëngjes është vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur.

Autoritetet në Kosovë e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen, dhe sulmin e kanë konsideruar terrorist.

“Gjithçka që ai [Kurti] ka bërë në muajt e fundit, me terrorin brutal që e ka kryer kundër popullit serb, e ka bërë sepse ka dashur përshkallëzim të hapur, dhe sepse ka dashur të shkaktojë dhunë”, është cituar të ketë thënë ai./REL

Publikime te ngjashme