Kryeministri Kurti lutje qytetarëve: Racionalizoni konsumin e energjisë

1 minute, 16 seconds Read

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka nisur fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë me shqetësimet e qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike.

Ai tha se gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektrike në disa komuna të Kosovës.

Design Plus Carousel Ad

“Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve dhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë e të shpeshtë me qytetarët e finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt i cili do të zgjidhë problemin e këtij qyteti dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera përreth”, tha ai.

Kreu qeveritar tha se inaugurimi e nënstacionit të ri në Fushë Kosovë dhe sanimi i dëmit nga zjarri të para disa muajve në nënstaconin “Prishtina 3” kanë pasur ndikim shumë të mirë në furnizimin e këtyre zonave”, vijoi kreu qeveritar.

Megjithatë ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçmas gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë.

“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe gjithë vendin”.rtk.

Publikime te ngjashme