Krimineli famëkeq serb reagon pasi u tha se u vrarë gjatë sulmit terrorist në veri të Kosovës

1 minute, 41 seconds Read

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi dhe informacione se në veri të Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes Policisë së Kosovës dhe një grupi terrorist nga Serbia që vrau një polic gjatë natës, është vrarë i krimineli serb Radomir Poçuqa nga Serbia, por ai i ka mohuar këto në profilin e tij në Facebook.

Gjatë natës, rreth orë tre pas mesnates, ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një polic ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të publikuara më vonë, si dhe deklaratave të PK-së, Prishtinës zyrtare, por edhe Dioqezës së Rashko-Prizrenit, shkëmbimi i zjarrit ende po zhvillohet, ndërsa një grup personash të maskuar më vonë kanë hyrë në oborrin e Manastirit të Banjskë me një automjet të blinduar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti fajësoi për sulmin një grup tridhjetë anëtarësh të maskuar që ndodhej në një automjet pa targa.

Të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës thonë se nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vrarë tre sulmues. Sipas raportimeve nga rrjetet sociale, në mesin e tyre është edhe Poçuqa i lartpërmendur.

“Nuk kam vdekur dhe as nuk kam në plan – ende nuk ka asnjë plumb me emrin tim”, ka shkruar ai.

Poçuqa është një ish-prezantues televiziv dhe ish-zëdhënës i PTJ-së në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, i cili vitet e fundit është i njohur kryesisht për pjesëmarrjen e tij në luftën në Donbas nga pala ruse, për të cilën u dënua nga autoritetet serbe. Aktualisht është shef i departamentit të informimit të Fondacionit Kapiten Dragan, komandanti i “Kninxhas” Dragan Vasiljkoviq gjatë kohës së luftës, por edhe anëtar i partisë serbe Zavetnici, kandidat i së cilës për deputet në zgjedhjet e fundit. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme