Kreu i SPAK: Kemi sekuestruar dhe konfiskuar 150 milionë euro asete

1 minute, 0 seconds Read

Në një intervistë ekskluzive në RTSH për emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi jo vetëm fushat me përparësi të jetimit që po ndjek institucioni që ai drejton, por se përballja me korrupsionin dhe krimin e organizuar ka bërë që të sekuestrohen deri tani 150 milionë euro pasuri të vëna nëpërmjet korrupsionit dhe krimit.

“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai. Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë.”, tha Dumani.

Publikime te ngjashme