Një ditë pasi Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni, ka reaguar djali i tij, Mërgim Lushtaku.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi bashkë me babanë e tij, ku mbishkrim ka vendosur “Krenarë që të kemi”, transmeton Telegrafi.
Të premten, avokati Artan Qerkini për media konfirmoi se Sami Lushtaku i është konfiskuar telefoni në zyrat e EULEX-it.
“Z. Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni mobil”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.
Detaje tjera nga rasti ende nuk janë bërë publike, ndërkaq, as vetë Sami Lushtaku nuk ka bërë ndonjë reagim.
Gjatë javës që po lëmë Gjykata Speciale ka zhvilluar disa bastisje në disa lokacione./Telegrafi