Krasniqi: Qeveria po kërkon përplasje për ta larguar vëmendjen nga skandali i përgjimeve ku Kurti koordinohet me Radojçiqin

0 minutes, 36 seconds Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të qeverisë Kurti, që nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve.

Lideri i opozitës e ka quajtur skandaloze, fyese dhe nxitëse dekkaratën e ministrit Xhelal Sfeçla.

“Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë, që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heqë vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit”, tha Krasniqi.

Publikime te ngjashme