Krasniqi përkujton Rugovën: Përkushtimi i tij politik la gjurmë në historinë e vendit tonë

0 minutes, 39 seconds Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar lart veprën intelektuale, politike dhe institucionale të Ibrahim Rugovës në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai tha se përkushtimi i tij politik, la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

“Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi. Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë”, shkroi Krasniqi.

Publikime te ngjashme