Fituesi i “Big Brother Kanada” i dërgon mesazh Luizit pas nominimit Olta-Kiara

0 minutes, 51 seconds Read

Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, nga i cili Luiz është frymëzuar për planet, ka një koment për atë që po ndodh. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kevin thotë se Kiara duhet të shpëtohet, pasi në këtë mënyrë shpëtohet edhe Luizi.

Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën Luiz në lojë, por lë të kuptohet se e gjitha mund të jetë një strategji e tij.

“Kam parë një episod, nuk di shqip, por ja përmbledhja e asaj që kam parë në ‘Big Brother VIP Albania’ Të gjithë kanë analizuar, ka pasur disa klipe sesi Kiara po bënte diçka të keqe, nuk e di, arsyeja por u nominua me Olten. E di qe Olta është konkurrente e Luizit,dhe Kiara është e dashura e tij. Per Kiaren duhet te votojmë se duhet te qëndroje Luizi, mbase është thjesht strategji,nuk di shqip,pra Gjithçka mund të jetë e gabuar, por jepi Luiz.”

Publikime te ngjashme