Kraki: Strategjia e Kosovës çoi në zbulimin dhe demaskimin e Serbisë në arenën ndërkombëtare!

1 minute, 31 seconds Read

Profesori i shkencave politike në Universitetin ‘Paris-Est’ në Francë, Nezir Kraki, ka thënë në vitin e fundit, është Serbia ajo që ka humbur dhe është demaskuar bashkë me propagandën e saj.

Kraki tha se demaskimi i Serbisë çon ujë në mullirin e Kosovës dhe është pozitive për vendin, teksa tha se edhe qasja e Kosovës në kohët e fundit ka bërë që Serbia të demaskohet.

“Normalisht që edhe qasja e Kosovës, këto kohët e fundit në bisedimet e dialogut, por edhe e aleatëve, ka bërë të mundur që Serbia të demaskohet, pra ka qenë një lloj qasje që unë e kam mbështetur prej fillimit e vazhdoj ta mbështes, sepse ka qenë qasja e duhur, një qasje më shumë ofensive dhe assesi nënshtruese dhe jo koncesionare, në kuptimin e lëshimit permanent të diçkaje drejt Serbisë”, tha Kraki në “Info Magazine” në Klan Kosova .

Më tej, Kraki tha se për situatën në veri e kanë ditur të gjithë, edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ndërsa tha se normaliteti që po instalohet atje gradualisht me disa vendime, sipas tij, nuk duhet të ketë opsion tjetër.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ndodhur normalizimi me serbët e Kosovës e pakicat e tjera. Normalisht që jeta e serbëve në veri, një vendim i një institucioni të pavarur siç është BQK-ja e çorganizon jetën e njerëzve në nivel lokal, del se vendimi ka qenë i ngutshëm apo parapërgatitjet s’janë bërë si duhet”.

“Kjo mund të kuptohet si vërejtje, mund të kuptohet edhe si këshillë dhe nëse Qeveria e Kosovës apo BQK-ja nuk i kanë marrë disa hapa”, tha ai.

Publikime te ngjashme