“Kosova do ta paguajë rëndë”, çfarë po paralajmëron Vlora Çitaku pas takimit të Kurtit në Bruksel!

0 minutes, 55 seconds Read

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti pas takimit në Bruksel.

“Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë.

Kryeministër,

Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike.

E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush.

Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë.

Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Ëashington.

E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel.

Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre.

Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Publikime te ngjashme