“Korrupsion e mashtrim”, Prokuroria Speciale jep detaje rreth aksionit ndaj ish-drejtuesve të NPB-së

1 minute, 33 seconds Read

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në 12 lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Këta të dyshuar siç mëson Reporteri.net janë ish-kryeshefi i NPB-së Hajdar Hoxha, dhe ish-aksionarëve të ndërmarrjes Vesel Makolli, Dren Kukaj, Lendita Myderizi, Xhevdet Leci, Arbnore Jashanica, Genc Sherifi, Bekim Pireva.

Ata po dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë procedurave të përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, të cilat sipas prokurorisë kalon vlerën e 120 milion eurove.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin
6 laptop
2 shtëpiza
11 telefona
2 sim card
6 usb.

Publikime te ngjashme