Konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë, Kurti: 3 mijë e 941 qytetarë serb kanë aplikuar deri më sot

0 minutes, 43 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se 3 mijë 941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë-shofer të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka njoftur se deri në përmbylljen e afatit për aplikim, kanë mbetur edhe dy javë, derisa shtoi se nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, shkroi tutje Kurti.

Publikime te ngjashme