Konjufca e dërgon në Komisionin e Venecias, Projektligjin për Këshillin Prokurori

1 minute, 1 second Read

“Në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. I njëjti është proceduar në Kuvend ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”

Kryekuvendari, Glauk Konjufca ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në njoftim për media bëhet me dije se Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi.

“Duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, kryetari Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më parë”, thuhet në njoftim.

“Si shtet anëtar i Komisionit të Venecias, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”. ​/dukagjini.net

Publikime te ngjashme