Chollet: SHBA e përkushtuar për marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

1 minute, 9 seconds Read

Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se më datën 11-13 do të vizitojë fillimisht, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Chollet, kjo vizitë do të theksojë qëndrimin SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Këshilltari Chollet do të vazhdojë në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, liderë të tjerë politikë dhe shoqërinë civile për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në avancimin e integrimit e saj euroatlantik, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën Shtëpisë së Bardhë.

“Më 12 janar, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe. Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka përfunduar Chollet.

Publikime te ngjashme