Komandanti i njësitit ‘Kobra’: Nuk kemi qenë në Kosovë, por nëse marrim urdhër do ta zbatojmë

0 minutes, 50 seconds Read

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, i njohur si “Kobra”, ka thënë se pjesëtarët e këtij njësiti nuk janë futur në Kosovë.

Darko Gjoshiq i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviq.

“Njësiti ‘Kobra’ i Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e Kosovës e M. dhe kur me urdhër të kryekomandantit Aleksandar Vuçiq angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiq për Tanjug.

Ndryshe, Kurti ka akuzuar Serbinë për agresion dhe kidnapim të tre policëve kosovarë. Ndërsa Serbia ka thënë se tre policët janë futur brenda territorit të saj./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme