Komandanti i KFOR-it: E kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës

0 minutes, 34 seconds Read

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulash tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t`ju përgjigjur çdo lloje dhune të mundshme.

Ai deklaroi se zgjidhja e problemeve duhet të bëhet me diplomaci duke i dhënë përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

“Mandati i KFOR-it është i qartë: të mbajë mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, për të gjithë njerëzit e saj. Pa marrë parasysh se nga vjen kërcënimi. Më lejoni t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, deklaroi ai në RTK.

Publikime te ngjashme