Miratohet një mocion i rëndësishëm i mbrojtjes së Selimit në Speciale

1 minute, 10 seconds Read

Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca e radhës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të seancës, Trupi Gjykues ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të përfshirë në aktakuzë, shkruan lajmi.net.

“Mbrojtja e Selimit ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”, tha fillimisht gjykatësi Charles Smith.

“Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafet 3.16.23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi, palët duhet t’i dorëzojnë versionet e redaktuara deri të hënën”, tha Smith

“Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për këto incidente”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Edhe sot, sikurse javën e kaluar, dëshmitarja ka vazhduar në seancë të mbyllur dëshminë e saj.

Publikime te ngjashme