Kolumbia dëbon ambasadorin izraelit, arsyeja konflikti në Gaza

1 minute, 48 seconds Read

Një ditë pasi presidenti kolumbian, Gustavo Petro, kërcënoi se do të pezullojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të vendimit të tyre për të ndaluar eksportet e materialeve të sigurisë në Kolumbi në përgjigje të qëndrimit të vendit ndaj krizës në Lindjen e Mesme, shefi i diplomacisë kolumbiane, Alvaro Leyva, i kërkoi ambasadorit izraelit, Gali Dagan, që të “kërkojë falje dhe të largohet”, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë sociale X, Leyva kërkoi respekt për presidentin kolumbian dhe e akuzoi ambasadorin Gagan si “të pasjellshëm”.

“Historia e diplomacisë universale do ta regjistrojë si një moment historik vrazhdësinë e pakuptimtë të ambasadorit të Izraelit në Kolumbi ndaj presidentit Petro. Turp për të. Të paktën duhet të kërkojë falje dhe të largohet. Inteligjenca ballafaqohet me inteligjencën. Ka shtete në rrezik”, shkroi Leyva.

Kjo deklaratë nga ministri Leyva intensifikon një gjendje tashmë të ngritur të tensionit diplomatik midis Kolumbisë dhe Izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit më parë kishte thirrur ambasadoren e Kolumbisë dhe e qortoi atë për komentet “armiqësore dhe antisemitike” të presidentit Petro, i cili ka refuzuar të dënojë sulmin e fundit të Hamasit ndaj Izraelit, pavarësisht lutjeve nga qeveria izraelite dhe SHBA-ja për ta bërë këtë.

Amabsadori Dagan i është përgjigjur postimeve të presidentit kolumbian që nga konflikti izraelito-palestinez.

Presidenti Gustavo deklaroi mohimin e tij për të “mbështetur gjenocidet” dhe premtoi ndihmë humanitare për Gazën, ku mijëra njerëz kanë humbur jetën në sulmet ajrore hakmarrëse nga Izraeli.

Izraeli konfirmoi vendimin për të ndaluar dërgimin e municioneve të armatimit në Kolumbi, edhe pse një pjesë e mirë e armëve të përdorura nga Forcat e Armatosura Kolumbiane vijnë nga Izraeli, përfshirë pushkë, avionë të tipit ‘Kfir’, bateri kundërajrore, tanke, radarë, dronë, raketa të tipit ‘Spike’, mjete të blinduara, municione, mortaja dhe sisteme detare.

“Nëse ne duhet t’i pezullojmë marrëdhëniet e jashtme me Izraelin, ne i pezullojmë ato. Presidenti i Kolumbisë nuk do të fyhet”, tha presidenti kolumbian.

Publikime te ngjashme