Kidnapimi i policëve, RTK: Sveçla është nisur urgjentisht drejt Jarinjes

0 minutes, 26 seconds Read

Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është nisur me urgjencë për në pikën kufitare në Jarinjë, pas kidnapimit të policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Është publikuar edhe një video, ku shihet vetura zyrtare e tij duke shkuar në drejtim të pikës kufitare.

Pak më herët, mediat raportuan se Kosova ka vendosur që të ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia, mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Publikime te ngjashme