Këta janë gazetarët që u sulmuan fizikisht në Leposaviq

0 minutes, 24 seconds Read

Sot në Leposaviq pati tensione!

Protestuesit serbë eskaluan situatën, duke tejkaluar kordonin e KFOR-it, duke sulmuar me ngjyrë veturat zyrtare të Republikës së Kosovës dhe duke sulmuar fizikisht gazetarë e kameramanë.

Gjatë këtyre tensioneve është sulmuar edhe ekipi i Indeksonline.

Të lënduar janë: Laura Kerolli, gazetare e Indeksonline; Bardh Bekteshi, kameraman i RTK-së, të cilit edhe i është marrë kamera nga protestuesit; Doruntina Thaqi, gazetare e Dukagjinit, si dhe Bleurat Salihu, gazetar i Arberesh.info./Indeksonline

Publikime te ngjashme