Deputetët e Listës Serbe u kthyen në kuvend veç sa për të mos humbur mandatin, Konjufca kërkon që t’u hiqet mëditja

0 minutes, 53 seconds Read

Deputetët e Listës Serbe janë parë sot në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtit kanë munguar për pesë muaj radhazi në Parlamentin e Kosovës, anipse ishin betuar në nëntor pas dorëheqjes së deputetëve të kaluar.

Por pas regjistrimit në seancë, deputetët e Listës Serbe qëndruan shumë pak në sallë.

Madje ata zgjodhën të vinë sot në Kuvend, vetëm sa për të mos e humbur mandatin.

Në rast se ata nuk do të lajmëroheshin edhe këtë muaj, ekziston mundësia që të humbnin mandatin.

E pas kësaj ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka kërkuar nga administrata që deputetët e Listës Serbe të privohen nga mëditjet e sotme.

“Me ardhjen e tyre pas pesë muajsh është sjellja me e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu. Ata qëndruan më pak se 10 minuta. Më e pakta që kërkoj është të privohen nga mëditjet e sotme”, tha ai.

Publikime te ngjashme